Politike

Meta: Veliaj e ka treguar se ka nën kontroll prokurorinë dhe SPAK-un

26 Janar 2022, 21:45 Nga DOSJA
Meta: Veliaj e ka treguar se ka nën kontroll prokurorinë dhe SPAK-un

TIRANË- Ilir Meta akuzoi Erion Veliajn se ka kontroll mbi prokurorinë dhe SPAK. Gjatë një interviste në Now, Meta tha se kryebashkiaku e provuar këtë, duke u nisur nga shembulli i fundit kur për FSHF-në Veliaj u shpreh se “është ishulli i fundit që nuk kemi kapur”.

“Veliaj firmoste në emër të gjithë qytetarëve të qarkut të Tiranës për inceneratorët që të zhytet i gjithë qarku nëpër borxhe e të paguajë taksa. Ky nuk e ka problem, e ka treguar se kontrollon prokurorinë, SPAK-un”, tha Meta.

Meta përmendi edhe rastin e Teatrit Kombëtar, që u shemb “edhe pse ishte në proces në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse Komisioni Evropian bëri thirrje që të mos kryhet ky akt”. Kullat e larta që janë ngritur kryesisht rreth qendrës së Tiranës vitet e fundit, Meta i quajti “kulla lirie”.

Marrë nga Euronews

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion veliaj ilir meta erion veliaj ilir meta

Sondazh

Poll