Politike

Salianji për mbështetësit e Berishës: I bashkon llumi dhe shpallja non grata

26 Janar 2022, 16:54 Nga DOSJA
Salianji për mbështetësit e Berishës: I bashkon llumi dhe

KORÇË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka sulmuar mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e sotme në Korçë. Gjatë takimit me demokratët në Korçë, Salianji tha se mbështetësit e foltores i bashkon llumi si dhe shpallja non grata. Salianji targetoi gjithashtu mbështetësit e Berishës, për humbjet që PD ka pasur në zgjedhje.

“Shikoni pak përfaqësuesit që kanë luftuar dhëmbë për dhëmbë me PS-në që i keni në këtë rresht. Janë njerëz që kanë luftuar për PD. Dhjetëra të tjerë që kurrë nuk kanë përfituar, dhe ngaqë nuk kanë përfituar dhe i quajnë tradhtarë. I patë ata vullnetarët e Enverit, 10 veta për turp! Ne jemi demokratë dhe demokratët duan fitore. Ky është geni jonë, ADN-ja jonë. Nuk mund ta pranojmë që ish-doganierë që nuk i kemi parë kurrë, ish-punonjës Tatimet, një bastexhi që më shumë rrinte në burg se sa jashtë, ishte aty për të kërkuar nga një parti aleate për t’u bërë gjasme-aleatë. Këta i bashkon llumi, shpallja non grata, dëmi që dua t’i bëjnë PD-së kudo cep e më cep. Keni parë ndonjë ish-ministër apo nga këta të Foltores që të kenë patur një procedim të vetëm. Ne kemi pasur kosto. Një pjesë duhet të ishin për të dhënë llogari si humbën për herë të parë në zona që PD nuk i kishte humbur për 30 vite me radhë. Kemi shumë për të dhënë, por koha është të dëgjojmë kryetarin”, tha Salianji.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha ne korce ervin salianji basha ne korce ervin salianji

Sondazh

Poll