Politike

VD-Berisha: Lul Brava e 4 hajdutët shitën selinë për të ndërtuar pallate

26 Janar 2022, 15:47 Nga DOSJA
VD-Berisha: Lul Brava e 4 hajdutët shitën selinë për të

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha po e shet selinë blu për pallate. Teksa ndidhej në Pais ë një takim me demokratët, Berisha tha se ky plan është bërë në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama e kryebashkiakun Erion Veliaj. 


“Shtrojani pyetjen çdo demokrati, me cilin je ti me Lul Bravën e 4 hajdutëve që ka shitur selinë për të ndërtuar pallate, bashkë me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, e për këtë shkak mbyll dyert e nuk lejon demokratët në shtëpinë e tyre. Me cilin je ti, me Pallat Kapllanin që fiton gjatë qeverisjes së PS dhjetëra milionë euro e pastaj vjen e prish shtëpitë e fukarenjve, e njerëzve të varfër në Tiranë, për të ndërtuar pallatin e milionave së bashku me Lulzim Bashën. Këta janë gjakpirës, çdo euro e çdo pasuri e kanë vendosur mbi gjakun, mundin dhe djersën tuaj. Këta janë hajdutë, asgjë më shumë. I drejtohem Pallat Kapllanit. Pallat si i fitove ti 32 mln euro me bashkitë socialiste këtë periudhë? Sa pagove? Çfarë ryshfeti dhe? E tani do të na hiqesh për demokrat. Ti je një korruptokrat, e je një turp që duhesh të largohesh menjëherë nga PD. Vjen e bëhesh vegël e Lul Bravës. Sigurisht, ka rrezik të ketë marrë ndonjë pallat edhe te parku i 4 hajdutëve,”- tha Berisha. 

LAJM KRYESOR:Berisha: Tritoli, metoda e Ramës për të kontrolluar FSHF, Kim zëdhënëse e Lul Bravës

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha ne patos sali berisha sali berisha ne patos

Sondazh

Poll