Politike

VD-Berisha sulmon kreun e PD të Fierit: Pallat Kapllani, si i fitove ti 32 mln euro?

26 Janar 2022, 16:55 Nga DOSJA
VD-Berisha sulmon kreun e PD të Fierit: Pallat Kapllani, si i fitove ti 32

PATOS – Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e degës së Partisë Demokratike të Fierit Agron Kapllanaj. Në takim me qytetarët demokratë të Patosit, lideri historik i PD e quajti ish-kryebashkiakun e Mallakastrës “Pallat Kapllanaj”. Ai e akuzoi Agron Kapllanaj si person të korruptuar pasi ka përfituar 32 milionë euro nga bashkitë socialiste si tendera duke ofruar ryshfete. Ndër të tjera, Berisha e quajti drejtuesin politik të PD në Fier si “vegël të Lulzim Bashës” si dhe aludoi se mund të ketë përfituar ndonjë pallat te projekti i ndërtimit të kullave në territorin ku ndodhet sot godina e Partisë Demokratike.


“Këta janë gjakpirës, çdo euro e çdo pasuri e kanë vendosur mbi gjakun, mundin dhe djersën tuaj. Këta janë hajdutë, asgjë më shumë. I drejtohem Pallat Kapllanit. Pallat, si i fitove ti 32 mln euro me bashkitë socialiste këtë periudhë? Sa pagove? Çfarë ryshfeti dhe? E tani do të na hiqesh për demokrat. Ti je një korruptokrat, e je një turp që duhesh të largohesh menjëherë nga PD. Vjen e bëhesh vegël e Lul Bravës. Sigurisht, ka rrezik të ketë marrë ndonjë pallat edhe te parku i 4 hajdutëve”, deklaroi Berisha për Agron Kapllanajn në Patos.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron kapllanaj sali berisha agron kapllanaj sali berisha

Sondazh

Poll