Politike

Ditmir Bushati: Berlini duhet t’i japë fund ‘status quo’-së në Ballkanin Perëndimor

26 Janar 2022, 16:41 Nga DOSJA
Ditmir Bushati: Berlini duhet t’i japë fund ‘status

TIRANË – Përfaqësuesi i Lirisë dhe Medias të Shqipërisë në OSBE, Ditmir Bushati ka analizuar qasjen e Gjermanisë ndaj zgjerimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë arsyeton se Gjermania duhet t’i japë fund njohjes së status quo-së së Ballkanit Perëndimor dhe të përqëndrohet te sfidat reale të qytetarëve të këtij rajoni, siç janë fuqizimi i demokracisë, modeli i zhvillimit ekonomiko-shoqëror, etj.

“Rajoni ka nevojë për një vizion të ripërtërirë politik në rrugën e transformimit demokratik dhe anëtarësimit në BE. Një vizion që nuk premton thjesht një të ardhme më të mire përmes ‘perspektivës europiane’ por jetëson mbi të gjitha finalitetin politik të Europës. Një proces politik i papërfunduar që nga shembja e Murit të Berlinit. Kancelari Scholz ende nuk ka shpalosur vizionin e qeverisë së tij për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor. Për të përmbushur plotësisht rolin e udhëheqësit të Europës, konsolidimin e projektit të integrimit europian, dhe fuqizimit të lidhjes transatlantike, Berlinit do t’i duhet t’i jap fund status quo në Ballkanin Perëndimor, duke u përqendruar tek sfidat reale me të cilat përballen qytetarët dhe vendet e rajonit, që kanë të bëjnë me përfundimin e shtetësisë, fuqizimin e demokracisë, dhe modelin e zhvillimit ekonomik e shoqëror”, analizon ish-ministri socialist Ditmir Bushati.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ditmir bushati ditmir bushati

Sondazh

Poll