Aktualitet

Përleshje me thika në Durrës, plagoset 20-vjeçari

26 Janar 2022, 17:12 Nga DOSJA
Përleshje me thika në Durrës, plagoset 20-vjeçari

DURRËS– Një 23-vjeçar me inicialet D.S., ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në zonën e njohur si ish-Stacioni i Trenit. 20-vjeçari është përleshur me një grup djemsh që ende nuk janë identifikuar.

Si pasojë e sherrit, shkaqet e të cilit nuk dihen ende, i riu ka marrë plagë të shumta pasi është qëlluar me thikë. Për momentin ndodhet në spital në sallën e operimit. Autori, E. H., 20 vjeç, është shpallur në kërkim. 

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me thikë për motive të dobëta gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon e shpall në kërkim 20 vjeçarin. Në lagjen Nr.17 Durrës, si pasoje e një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. H., 20 vjeç, ka plagosur me mjet prers (thikë) shtetasin D. S., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë ndodhen me vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset 23 vjecari ne durres plagoset me thike ne durres plagoset 23 vjecari ne durres plagoset me thike ne durres

Sondazh

Poll