Politike

VKM/ Lirohet nga detyra drejtoresha e Agjencisë së Punësimit dhe Aftësive

26 Janar 2022, 15:28 Nga DOSJA
VKM/ Lirohet nga detyra drejtoresha e Agjencisë së Punësimit dhe

TIRANË- Drejtoresha e Agjencisë së Punësimit dhe Aftësive Elira Demiraj është shkarkuar ditën e sotme nga detyra. Ky vendim është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që në vendin e saj është emëruar Klevis Hysa. Vendimi për emërimin e Hysës ka hyrë në fuqi ditën e sotme.

VENDIMI I PLOTË

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 11/1, të vendimit nr.554, datë 31.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, mënyrën e organizimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Elira Demiraj lirohet nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Z. Klevis Hysa emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elira demiraj klevis hysa vkm elira demiraj klevis hysa vkm

Sondazh

Poll