Aktualitet

Sherr me thika për motive të dobëta, plagoset 19-vjeçari në Korçë

26 Janar 2022, 16:10 Nga DOSJA
Sherr me thika për motive të dobëta, plagoset 19-vjeçari

KORÇË – Një djalë i ri është plagosur në këmbë me thikë në qytetin e Korçës. Policia e këtij qyteti raporton se 19-vjeçari me inicialet E.T. është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A.E. në lagjen nr.16.

I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit.

NJOFTIMI POLICISË SË KORÇËS:
Më datë 26.01.2022, rreth orës 15:30, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Korçë, ka shkuar shtetasi E. T., rreth 19 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 16, Korçë, me shtetasin A. E., është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me thike ne korce plagosje me thike ne korce

Sondazh

Poll