Politike

VD-Kushi: Marrëveshje bashkëpunimi me Izraelin dhe masat e sigurisë në futboll

26 Janar 2022, 12:26 Nga DOSJA
VD-Kushi: Marrëveshje bashkëpunimi me Izraelin dhe masat e

TIRANË – Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi deklaroi pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave se dy nga vendimet e reja janë miratimi në parim i marrëveshjes së bashkëpunimit Shqipëri-Izrael në fushën e arsimit dhe kulturës si dhe përcaktimi i masave dhe penaliteteve për dhunën në futboll.

Lidhur me marrëveshjen me Izraelin, Kushi tha se do të kryhen shkëmbime kulturore dhe të profesorëve e studentëve mes dy shteteve.

“Sot kemi marrë dy vendime të reja: 1)Miratimi në parim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë-Izrael 2022-2025. Inkurajon bashkëpunim në arsim, shkencë, kulturë dhe sport. Për sa i përket arsimit nxit aktivizimin e projekteve mes institucioneve tona, bursa studimi, shkëmbime të studentëve dhe profesorëve. Në trashëgiminë kulturore.

2) Përcaktimi i masave të sigurisë veçanërisht në futboll. Në ligjin për sportin është parashikuar qartë. Dhuna kërcënon integritetin e sportit. Është e nevojshme të përmirësohet kuadri nënligjor. Për hir të vërtetës ka përmirësim të dhunës mes lojtarëve. Është problem dhuna mes tifozëve, dhe tifozëve e lojtarëve. Komisionet e Disiplinës kanë marrë masa të ashpra. Me vendimin e sotshëm kemi parashikaur përgjegjësitë, hapat dhe penalitetet që duhet të ndërmerren. Dua të falenderoj MB dhe Policinë e Shtetit për të hartuar këtë ligj”, u shpreh Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike evis kushi evis kushi

Sondazh

Poll