Politike

Ndryshon dhe drejtuesi politik i Gjirokastrës, Basha emëron Bejkon në vend të Shehut

26 Janar 2022, 14:10 Nga DOSJA
Ndryshon dhe drejtuesi politik i Gjirokastrës, Basha emëron Bejkon

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndryshuar edhe drejtuesin politik në Gjirokastër. Pasi i besoi Shkodrën nënkryetarit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, në Gjirokastër Basha ka vendosur të dërgojë Roland Bejkon.

Ky i fundit zëvendëson Tritan Shehun në këtë post, i cili i është bashkuar ish-kryeministrit Sali Berisha dhe është pjesë e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. 

Më herët Basha caktoi Alibeajn drejtues politik në Shkodër. Ky vendim erdhi pas largimit të Helidon Bushatit. Në një postim në Facebook, Bushati shkruante se kishte marrë vendim të tërhiqej nga ky post pasi PD-ja po kalon momente të vështira. 

(Fm/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha roland bejko tritan shehu lulzim basha roland bejko tritan shehu

Sondazh

Poll