Politike

Askush s’e duron më! Tallja me konviktorët, Tirana mbushet me slogane kundër Veliajt

26 Janar 2022, 14:12 Nga DOSJA
Askush s’e duron më! Tallja me konviktorët, Tirana mbushet me

TIRANË– Komentet fyese të Erion Veliajt nuk do të tolerohen më! Pas deklaratës së tij të turpshme lidhur me konviktorët që vijnë për të studiuar në Tiranës. Ndërkohë që në rrjet ka nisur një aksion që dënon deklaratat diskriminuese të Erion Veliajt. “Lëvizja për Universitetin” ka mbushur me parrulla muret e Tiranës, duke mos i kursyer edhe ofendimet ndaj Veliajt.

Nëpër mure janë shkruar frazat: Vrasës, hajdut dhe racist; Tiranën nuk e prishën katunarët, por Erion Veliaj me oligarkët; Punojnë konviktorët me djersë dhe me nder, që Erion Veliaj të kthehet në miliarder.   

Deklarata e Veliajt u bë disa ditë më parë, kur kryebashkiaku ishte në qendër të kritikave për ndërhyrjen e tij në zgjedhjet që po bëhen për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit. Socialisti ka dalë hapur kundër Armand Dukës.

Çfarë tha Veliaj për “konviktorët”?

Unë nuk luaj më vetë, por kur shikoj padrejtësi reagoj. Ka kauza që nuk kanë pse të jenë të lidhura me interesin personal. prandaj dallon konviktori nga qytetari, nëse qyteti për ty është vendi ku fle, ha dhe kryen nevojat personale atëherë ti je një konviktor, banor, por qytetar bëhesh kur reagon dhe bëhesh aktivist. Unë sigurisht që shqetësohem për taksat e qytetarëve. Bashkia ka bërë që të gjitha fusha, ku janë paratë? Ku shkuan fushatë?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll