Aktualitet

Drejtori i ri i Shërbimit të Provës, Ulsi Manja cakton Ervin Hoxhën

26 Janar 2022, 14:11 Nga DOSJA
Drejtori i ri i Shërbimit të Provës, Ulsi Manja cakton Ervin

TIRANË – Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja prezantoi sot Ervin Hoxhën si drejtorin e ri të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës. Në fjalën e tij para mediave, Manja tha se nuk do të lejojë që specialistët e shërbimit të provës ta përdorin detyrën për qëllime të errëta në kafenetë dhe restorantet e Shqipërisë.

Ministri Manja i dha besim të plotë Ervin Hoxhës në detyrën e re.

“Nuk do të lejoj, dhe e bëra të qartë si kristali sot, që specialistët e këtij shërbimi ta përdorin mandatin e shtetit për qëllime të errëta kafeneve e restoranteve të Shqipërisë duke thyer besimin e qytetarëve dhe të shtetit. Kam besim se drejtori i ri, Ervin Hoxha, që sapo u prezantua, ndan të njëjtat qëndrime, synime dhe vizion me mua. Ne jemi në shërbim të ligjit dhe qytetarëve. Nëse ndokush mendon ndryshe, duhet të shkëputet vetë, ose do ta shkëpusim ne. Ligji, e drejta dhe qytetarët janë të parët”, deklaroi Ulsi Manja.

Ervin Hoxha ka mbajtur më herët detyrën e drejtorit të Policisë Rrugore.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ulsi manja ulsi manja

Sondazh

Poll