Aktualitet

VD-Ndryshime! Kumbaro: Lumi i Vjosës dhe i Shalës shpallen zona të mbrojtura

26 Janar 2022, 12:21 Nga DOSJA
VD-Ndryshime! Kumbaro: Lumi i Vjosës dhe i Shalës shpallen zona

TIRANË– Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka njoftuar se janë kryer ndryshime për sa i përket zonave që mbrohen me ligj në vendin tonë. Kumbaro deklaroi se Lumi i Vjosës dhe Lumi i Shalës shpallen zona të mbrojtura, ndërsa mali i Munellës shpallet Park Natyror.


Kurorëzohet me 2 vendime, një punë shumë e gjatë, që prej më shumë se 2 vitesh është punuar në terren për të bërë një përditësim të territorit dhe zonave të mbrojtura. Duke pasqyruar gjithcka ka ndodhur në 30 vitet e fundit, ku nuk janë respektuar kriteret mbrotjëse, kishim një mospërputhje të realitetit me listën e monumenteve. Ky proces, pasi ka kaluar në shumë procese, pas miratimit në 2020, u përfundua me të gjitha saktësimet dhe hartat përkatëse. Do të bëjmë dhe 2 vendime të tjera, Lumi i Vjosës dhe Lumi i Shalës dhe shkojmë me dy zona të mbrojtja, në nivelin park Natyror. Kemi edhe një lajm të mirë që është shpallja e Parkut të Alpet të Shqipërisë, një riorganizim të disa zonave duke i përfshirë në një territor më të gjeë gati 20 ha, sot nga 18% e territorit të zonave të mbrojtura janë 21%”, ministrja e Turizmit.’– tha Kumbaro.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lumi i shalës lumi i vjoses mirela kumbaro lumi i shalës lumi i vjoses mirela kumbaro

Sondazh

Poll