Aktualitet

VKM/ Risia në sport! Marrëveshja me Kosovën në Kuvend, lumi Vjosa&Shala të mbrojtura

26 Janar 2022, 13:20 Nga DOSJA
VKM/ Risia në sport! Marrëveshja me Kosovën në Kuvend, lumi

TIRANË– Mblidhet sërish Këshilli i Ministrave! Pas miratimit të projektligjeve, 4 ministret raportuan për mediat vendimet më të reja që dolën nga Këshilli i Ministrave.

Projektligji që u miratua në mbledhjen e qeverisë ishte ratifikimi i marrëveshjes ndërmjes këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë sa i përket zbatimit të letësimit të procedurave doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha se marrëveshja parashikon edhe çeljen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit.

Për sa i përket kontrollit që u zhvillua dy ditë më parë në biznesin e kreut të FSHF-së, Armand Duka, Ibrahimaj tha se e gjitha është rastësi dhe vjen në zbatim të një denoncimi të ardhur drejt organeve përkatëse.

Lumi i Vjosës, Lumi i Shalës me vendim të qeverisë janë shpallur zona të mbrojtura, ndërsa mali i Munellës shpallet Park Natyror. Kështu deklaroi ditën e sotme Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila njoftoi se janë kryer ndryshime për sa i përket zonave që mbrohen me ligj në vendin tonë. Kumbaro tha se për aeroportin e Vlorës projektin është respektuar çdo afat dhe procedurë e ligjeve shqiptare. Ajo tha se Vndimi i Këshillit Kombëtar të Territorit ka prodhuar edhe lejen zhvillimore për procesin që është në vazhdim.

Nga nesër të gjithë fëmijët do të rikthehen në shkolla. Ky ishte vendimi që u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila vijoi më tej duke thënë se mbledhje është miratuar marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe atij izraelit në fushën e arsimit. Sipas saj, kjo do të sjellë bursa studimi, shkëmbim mes profesorëve apo projekte mes institucioneve.

Qeveria shqiptare po ashtu miratoi VKM që lidhet me përcaktimin e masave të sigurisë dhe përgjegjësitë për aktivitetet sportive dhe vecanërisht për rastet e dhunës në ndeshjet e futbollit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD-Marrëveshja me Kosovën, Ibrahimaj: Pikë e re doganore në Portin e Durrësit

Mbyllja e shkollave, Kushi: Kemi përgjegjësi që në momentin kur dalin nga shtëpia

Kushi: Marrëveshje bashkëpunimi me Izraelin dhe masat e sigurisë në futboll

VD-Inspektimi në biznesin e Dukës/ Ibrahimaj: Rastësi! Zbatim i një denoncimi

VD-Ndryshime! Kumbaro: Lumi i Vjosës dhe i Shalës shpallen zona të mbrojtura

(A,B)/DOSJA.AL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike delina ibrahimaj evis kushi mirela kumbaro vkm 26 janar 2022 delina ibrahimaj evis kushi mirela kumbaro vkm 26 janar 2022

Sondazh

Poll