Aktualitet

Helidon Bushati dorëhiqet si ‘drejtues’ i Shkodrës, Basha e zëvendëson me Alibeajn

26 Janar 2022, 12:43 Nga DOSJA
Helidon Bushati dorëhiqet si ‘drejtues’ i Shkodrës, Basha

SHKODËR– Helidon Bushati dorëhiqet nga posti si drejtues politik i qarkut Shkodër. Lajmin e ka bërë vetë Bushati në rrjetet e tij sociale duke shpjeguar dhe shkakun e dorëheqjes, ndërsa shton se për marrjen e vendit është konsultuar më parë edhe me drejtues të Partisë Demokratike. Ndër të tjera në postimin e tij, demokrati shkruan se PD po kalon momente të vështira, por që ende ka besim se do të gjendjet gjuha e përbashkët për bashkim kundër kundërshtarit të përbashkër. 

“Asnjë post, përgjegjësi e karrierë, nuk vlen sot më shumë se sa analiza, dhe shikimi në sy e me përulësi i realitetit. Për PD dhe interesat e saj, nuk është hera e parë që unë bëj një hap të tillë, duke lënë në plan të dytë ambicien personale. Bindja ime e palëkundër është se PD dhe demokratët e meritojnë të japësh për ta. PD po kalon momente të vështira por unë jam i bindur se demokratet do të dinë të bashkohen shpejt, e të ringrihen së bashku,”-shkruan ai ndër të tjera. Ndërkohë që është ende e paqartë se cili do të jetë roli i tij në fushatën për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku kryedemokrati Lulzim Basha e ish-kryeministri Sali Berisha do të dalin me kandidatë të ndryshëm.

POSTIMI I PLOTË:

Të dashur miq! Bashkëqytetarë dhe shkodranët e mi të nderuar! Pas një reflektimi të thellë rreth situatës politike dhe zhvillimeve në PD, kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga roli i Drejtuesit Politik për Qarkun e Shkodrës. Këtë qendrim, e kam komunikuar me drejtuesit e PD, përpara kësaj shpallje. PD po kalon momente të vështira por unë jam i bindur se demokratet do të dinë të bashkohen shpejt, e të ringrihen së bashku. Çfarë i afron sot anëtarët e familjes sonë të madhe politike me njëri-tjetrin është shumë më e madhe se ajo që i ndan, dhe sidomos nevoja jetike që ka vendi për një përballje të fortë me regjimin e mandatit të tretë. Mendoj se me këtë tërheqje timen, krijohen mundësi për energji dhe impulse që do t’i shërbenin PD me synim përbashkimin. E po ashtu, hapen shanse për promovimin e emrave të rinj. Do të vazhdoj padyshim të jem përfaqësues dhe deputet i Partisë Demokratike dhe do të mbroj deri në fund interesat e qytetarëve të Shkodrës e në veçanti të mbështetësve tradicionalë e historikë të së djathtës. Ndihem çdo ditë i bekuar nga përkrahja që kam marrë dhe marr prej tyre. Dua të falenderoj përzemërsisht, të gjithë banorët e qarkut Shkodër, demokratët e palodhur, drejtuesit e strukturave dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt për besimin dhe mbështetjen e pakursyer përgjatë këtij rrugëtimi. Një besim që do bëj gjithçka për ta shpërblyer. Asnjë post, përgjegjësi e karrierë, nuk vlen sot më shumë se sa analiza, dhe shikimi në sy e me përulësi i realitetit. Për PD dhe interesat e saj, nuk është hera e parë që unë bëj një hap të tillë, duke lënë në plan të dytë ambicien personale. Bindja ime e palëkundër është se PD dhe demokratët e meritojnë të japësh për ta.

Vetëm pak orë pasi ka dhënë dorëheqjen Helidon Bushati, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka emëruar nënkryetarin e PD, Enkelejd Alibeaj si drejtuesin e ri politik të Qarkut Shkodër.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj. Duke falenderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë.

SHIKO EDHE KËTË:

Iku Helidon Bushati! Basha ia gjen shpejt zëvendësuesin, ja kujt i beson Shkodrën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike dorehiqet helidon bushati helidon bushati shkoder dorehiqet helidon bushati helidon bushati shkoder

Sondazh

Poll