Aktualitet

Iku Helidon Bushati! Basha ia gjen shpejt zëvendësuesin, ja kujt i beson Shkodrën

26 Janar 2022, 13:33 Nga DOSJA
Iku Helidon Bushati! Basha ia gjen shpejt zëvendësuesin, ja kujt i

TIRANË– Enkelejd Alibeaj do të jetë drejtuesi i ri i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës. Vendimi është marrë vetëm pak orë pasi pas dorëheqjes së Helidon Bushatit, i cili e lajmëroi vendimin në rrjetet e tij sociale duke u zëvendësuar me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj. 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj. Duke falenderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë.

Lëvizja është bërë kur më shumë se një muaj na ndan nga 6 marsi, zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, mes tyre dhe Shkodra, kandidati i të cilës ende nuk është bërë me dije se cili do të jetë.

Enkelejd Alibeaj zëvendësoi Alfred Rushën e dorëhequr në krye të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Rushaj dorëzoi funksionet n/kryetarit të PD dhe kreut të grupit parlamentar demokrat pas protestës së 8 janarit në selinë blu. Alibeaj u caktua javën e kaluar si drejtuesi politik i qarkut i degës demokrate të Vlorës pas pezullimit të Genc Deromemajt. Pas lëvizjes së sotme në Shkodër, kryetari i PD Lulzim Basha duhet të gjejë drejtuesin e ri politik të Vlorës pas spostimit të Alibeajt.

SHIKO EDHE KËTË:

Helidon Bushati dorëhiqet si drejtues politik i Shkodrës: PD në moment të vështirë

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike enkelejd alibeaj enkelejd alibeaj ne shkoder shkoder enkelejd alibeaj enkelejd alibeaj ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll