Aktualitet

PAMJE/ Shpërthim i fuqishëm në Greqi! Banorët zgjohen të alarmuar, ka të plagosur

26 Janar 2022, 06:33 Nga DOSJA
PAMJE/ Shpërthim i fuqishëm në Greqi! Banorët zgjohen

GREQI– Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm një ndërtesë, në Avenue Syggrou 3, në Shtyllat e Zeusit Olimpik, në Athinë. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur pak minuta para orës 7 të mëngjesit, në katin e poshtëm, ndërsa ka dy të plagosur, të cilët janë transportuar në spital. Shpërthimi ka qenë i fortë dhe ka tronditur zonën duke shqetësuar banorët e pallateve përreth ndërsa është ndjerë edhe në lagjet pranë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 18 zjarrfikëse me 6 automjete dhe një mjet special me shkallë. Shpërthimi i fortë dhe vala goditëse kanë shkaktuar dëme në shumë objekte në një distancë të largët, ku janë thyer xhamat dhe janë shembur fasadat e ndërtesave.

Nuk dihet se si ka ndodhur shpërthimi, i cili u pasua nga një zjarr, i madh i përhapur me pas edhe në një pallat aty pranë. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:45 të mëngjesit, ore kur në zonë zakonisht ka shumë njerëz, por sot fatmirësisht është ditë pushimi për shkak të motit të keq.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Shpërthimi në Greqi/ U lëndua, 78-vjeçari: E ndjeva erën e gazit, por fjeta gjumë

Shpërthimi në Greqi/ Skena e ‘luftës’, forcat zjarrëfikësve shuajnë flakët

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni greqi shperthim ne greqi greqi shperthim ne greqi

Sondazh

Poll