Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos, dënohet me 25 vite burgim Bledi Teta

26 Janar 2022, 12:43 Nga DOSJA
Vrasja e Santiago Malkos, dënohet me 25 vite burgim Bledi Teta

TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 25 vite burg Bledi Tetën për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019. Teta u gjet fajtor nga trupa gjykuese si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos mbrëmjen e 27 gushtit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Vendimi u dha ditën e sotme, pas 12 seanca shtyrjesh. Trupa gjykuese ka pranuar si të arsyeshme provat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, e cila këmbënguli në akuzën ndaj Tetës. Prokurorët vërtetuan se Teta kishte patur rol në mbajtjen nën vëzhgim të Santiago Malkos me qëllim që të gjendej një moment i përshtatshëm për ta qëlluar. Sipas tyre, motivi i vrasjes ishte përplasja e dy grupeve kriminale që ishin në rivalitet për aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Fillimisht Blendi Teta u hetua për “moskallëzim krimi“, por pas hetimeve të metejshme të kryera nga prokuroria rezultoi se ai ishte në dijeni dhe pjesë e planit për vrasjen e tij.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Dosja.al zbuloi skandalin, se Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim.

Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bledi teta santiago malko bledi teta santiago malko

Sondazh

Poll