Aktualitet

Nga kanabis te lëndë plasëse, arrestohen 7 persona në Tiranë

26 Janar 2022, 13:06 Nga DOSJA
Nga kanabis te lëndë plasëse, arrestohen 7 persona në

TIRANË – Policia e kryeqytetit arrestoi sot 7 persona për veprat e ndryshme penale: zotërim kanabisi dhe drejtëim makine pa leje drejtimi.

17-vjeçari A.B. u kap me lëndë narkotike cannabis sattiva pasi iu bë kontroll fizik. B.T., 35 vjeç iu gjet drogë gjatë kontrollit të ushtruar nga policia. Gjatë momentit të kontrollit, ai ka kundërshtuar forcat e rendit.

Të rinjtë A.V., 21 vjeç dhe R.H., 26 vjeç u arrestuan pasi në makinën që po lëviznin dhe banesën e tyre iu gjetën sasi droge.

Një pronar kioske ka gjetur një sasi lënde plasëse pranë kioskës së tij. 58-vjeçari G.V. ka njoftua menjëherë policinë.

NJOFTIMI I POLICISË:
Vihen në pranga 7 shtetas për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim Ervin Laraku, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. B., 17 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva;

– B. T., 35 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva dhe gjatë momentit të kapjes në flagrancë, ka kundështuar punonjësit e Policisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. T., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi;

– A. V., 21 vjeç dhe R. H., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin këta shtetas po lëviznin, dhe kontrollit të banesave të tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sattiva.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. D., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.
—-
Më datë 25.01.2022, shtetasi G. V., 58 vjeç, në afërsi të kioskës të tij, ka gjetur një sasi të vogël lënde plasëse, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll