Aktualitet

Pastrim të 18 milionë eurove,Gjykata lë në burg kunatin dhe shoferin e Rezart Taçit

26 Janar 2022, 11:06 Nga DOSJA
Pastrim të 18 milionë eurove,Gjykata lë në burg kunatin dhe

TIRANË – Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka refuzuar kërkesën e Artur Ballës dhe Bledar Lilos, kunatit dhe shoferit të biznesmenit Rezart Taçi për ndryshim mase.

Të dy personat u arrestuan në 12 nëntor të vitit të kaluar për skemën e pastrimit të 18 milionë eurove për llogari të organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Ish-biznesmeni i naftës Rezart Taçi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

AKUZAT DHE HETIMET NDAJ REZART TAÇIT:
Prokuroria e Hetimit të Korrupsionit bllokoi një vit më parë llogarinë bankare të Francesco Zummos, një shtetas italian 90-vjeçar. Nga hetimet rezultoi se ai kishte transferuar nga një bankë greke në Tiranë plot 19 milionë euro, origjina e të cilave konsiderohet e paligjshme. Këto para janë transferuar kryesisht në Zvicër. Ai ka bashkëpunuar me Fabio Petruzzellan, shtetas italian dhe D.C., shtetas italo-zviceran në këtë skemë mafioze. Të tre personat në fjalë realizonin pastrimin e parave me ndihmën e kompanive të naftës të Rezart Taçit.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rezart taçi rezart taçi

Sondazh

Poll