Politike

Zgjedhjet e pjesshme lokale, LSI dërgon në KQZ propozimet për anëtarë të KZAZ-ve

25 Janar 2022, 15:12 Nga DOSJA

TIRANË – Lëvizja Socialiste për Integrim dërgoi sot në Komisionin Qendrot të Zgjedhjeve propozimet për anëtarë të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor lidhur me organizimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

LSI publikoi dokumentin e dërguar në zyrën e KQZ.

Sipas shortit të djeshëm në KQZ, 3 anëtarë të KZAZ-ve do t’i ketë Partia Socialiste; 2 anëtarë Partia Demokratike dhe 1 anëtar LSI-ja. Në këtë mënyrë është bërë një ndarje e barabartë mes maxhorancës dhe opozitës, edhe pse kjo e fundit duket të jetë e përçarë.

Në zgjedhjet vendore të 6 marsit, në Bashkinë e Vorës, Partia Demokratike do të ketë në KZAZ-në me numër 26 edhe anëtarin e shtatë, pra në total tre anëtarë sa edhe mazhoranca socialiste. Kjo doli në shortin që u hodh dje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjatë shortit, rezultoi se Partia Demokratike do të zgjidhte anëtarin e shtatë në KZAZ-në me numër çift.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kqz levizja socialiste per integrim zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars kqz levizja socialiste per integrim zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll