Aktualitet

Thikë për 40-vjeçarin, arrestohen 3 shqiptarë në Itali! Dyshohet për pazare kokaine

26 Janar 2022, 10:56 Nga DOSJA
Thikë për 40-vjeçarin, arrestohen 3 shqiptarë në

ITALI– Policia italiane arrestoi në Aleksandri tre shqiptarë pasi akuzohen se kanë tentuar të vrasin me thikë një bashkëkombasin e tyre, një 40-vjeçar të paidentifikuar me emra. Të tre shqiptarët akuzohen për tentativë vrasje, pasi në 12 nëntor të vitit të shkuar goditën disa herë me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda bashkëkombasit.

Megjithatë ky i fundit ia doli që të shpëtonte, falë një operacioni të komplikuar nga mjekët. I plagosuri “u josh” për të shkuar në banesën e shqiptarëve me pretekstin e një konfrontimi dhe sapo ka kaluar prangun e derës ka marrë goditjen e parë me dhikë. Megjithatë edhe pse i plagosur arriti që të largohej nga banesa, por u qëllua me thikë edhe në rrugë.

Një nga tre autorët, një 29-vjeçar ishte arrestuar tashmë në vitin 2020 nga Njësia e Hetimit të Aleksandrisë për trafik droge, zhvatje dhe plagosje shumë të rënda të dy personave të tjerë, njëri prej të cilëve humbi shikimin në njërin sy për shkak të rrahjes makabre.Dyshohet se mes shqiptarëve ka pasur prishje të pazareve të kokainës, por hetimet ende vijojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Marrë nga redazionenews.it

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali itali arrestohen shqiptaret ne itali itali

Sondazh

Poll