Aktualitet

‘Ndalo, hap krahun!’/ S’iu bind urdhrit të Policisë, arrestohet i riu, pse akuzohej

26 Janar 2022, 10:27 Nga DOSJA
‘Ndalo, hap krahun!’/ S’iu bind urdhrit të Policisë,

KAVAJË– Një 21-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Shtetit edhe pse tentoi që të shpëtonte pa u kapur. Ai u pikas duke drejtuar mjetin dhe iu bë shenjë për ndalim, por nuk iu bind urdhërit të efektivëve, duke braktisur mjetin në tentativë për t’u larguar në këmbë. Megjithatë nuk shkoi dot larg, e u kap nga patrulla. Brenda makinës së tij, 21-vjeçari i identifikuar me iniciale A.U., kishte një armë gjahu pa leje, fishekë luftarakë, një dorezë metalike dhe një maskë që dyshohet se përdoret për vjedhje.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kavajë

Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë, zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve. Tentoi të braktisë mjetin duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari. Sekuestrohet 1 armë gjahu, fishekë luftarakë dhe sende të tjera të kundraligjshme. Zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas, gjatë ditëve të fundit në Kavajë. Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit A. U., 21 vjeç për veprat penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, duke drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Patrullës së Përgjithshme, ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet. Gjatë kontrollit të banesës së tij, nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë gjahu pa leje, fishekë luftarakë, një dorezë metalike dhe një maskë që dyshohet se përdoret për vjedhje. Nga veprimet e para hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i 4 vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të fundit, konkretisht: – Më datë 19.01.2022, në fshatin Rrakull, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. T.; – Më datë 19.01.2022, në fshatin Bago, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. V.; – Më datë 21.01.2022, në lagjen nr. 3, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. L.; – Më datë 24.01.2022, në fshatin Golem, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases E. S. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kavaje policia e shtetit kavaje policia e shtetit

Sondazh

Poll