Aktualitet

Kërkimet për naftë/ Banorët e Zagorisë konflikt me SHELL: Jo shpime në Parkun Kombëtar

24 Janar 2019, 20:59 Nga DOSJA
Kërkimet për naftë/ Banorët e Zagorisë konflikt me

Debat në Zagori për kërkimet e naftës nga kompania SHELL. Ditën e sotme, në Sheper ishte programuar të mbahej një dëgjesë publike ku të ftuar ishin edhe banorët e zonës në lidhje me projektin e studimit të nëntokës në bllokun 4, zonë ku SHELL, kërkon të bëjë shpime për të zbuluar rezerva nafte.

Por kjo ka sjellë irritimin e banorëve të zonës të cilët janë ngritur sot në protest dhe nuk kanë pranuar të hyjnë në dëgjesë. Banorët janë konfliktuar me përfaqësuesit e kompanisë dhe iu kanë kërkuar atyre që të largohen nga Sheperi. Përveç dëgjesës në Sheper, SHELL dështoi edhe me dëgjesën që do të zhvillonte të enjten në mëngjes edhe në Poliçan. Banorët e Poliçanit, refuzuan diskutimin me kompaninë. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale dhe thotë se nuk do të ketë shpime në një zonë të mbrojtur si Parku i Zagorisë.

Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar të Zagorisë në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece,gurore,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese!”. –shkruajti sot Rama në rrjetet sociale, ndërkohë që edhe kompania mohon shpimet në këtë Park.

Drejtori i SHELL, Rohan D’Souza përmes një deklarate të  për mediat thotë se nuk ka kërkime në këtë park. “Pavarësisht rezultateve të studimit sizmik që kompania planifikon në Bllokun 4, Shell nuk do të kryejë aktivitete kërkuese, shpuese në nënzonën e mbrojtur të Zagorisë, e cila gëzon një mbrojtje të veçantë nga legjislacioni shqiptar”, tha ai.

Nga ana tjetër, banorët e Sheperit thonë se kërkimet në bllokun 4 përfshijnë edhe Parkun Kombëtar të Zagorisë. Zagoria është shpallur Park Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive natyrore. Kjo zonë dallon për pasuritë natyrore dhe kulturore si dhe për shumëllojshmërinë e florës dhe faunës së rrallë.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e zagorise edi rama kerkime per nafte kompania amerikane shell parku kombetar i zagorise banoret e zagorise edi rama kerkime per nafte kompania amerikane shell parku kombetar i zagorise

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2019, 19:17

Heroina në Has/Gjendet i vdekur turku në Prishtinë

Kosovë-Gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, turku i shpallur në kërkim për laboratorin e heroinës në Has. Nejdet Cesuroglu është gjetur i pajetë që më 2...