Aktualitet

Tritoli në banesën e Dukës, FOTO nga momenti kur kapet autori, me të njëjtat rroba

26 Janar 2022, 08:47 Nga DOSJA
Tritoli në banesën e Dukës, FOTO nga momenti kur kapet autori, me

DURRËS– Personi që shihni në foton e mëposhtme është Arlen Hasanaj, i riu që vendosi tritol në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Siç edhe duket në foton e siguruar Arlen Hasanaj qëndron në profil me një kapuç të vendosur në kokë. Ndoshta me të njëjtat rroba që kishte veshur edhe natën e atentatit kur u kap nga kamerat e sigurisë në zonë duke hedhur kallëpin e tritolit.

Por Hasanaj duket senuk është i panjohur për Dukën, pasi prej vitesh të dy banojnë në të njëjtën lagjë, në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit. Hasanaj ka në pronësi një biznes bar kafe dhe market.

34-vjeçari u arrit që të identifikohej nga “blutë” falë pamjeve nga kamerat e sigurisë në Bulevardin e Durrësit, ku ka lëvizur fill pas vendosjes së tritolit. Më pas, duke përdorur një mjet “ML”, ka lëvizur nga rruga e portit me një makinë tip “ML” dhe më pas ka shkuar në lagjen nr.4, atje ku banon bashkë edhe me Dukën. Pra është rikthyer edhe njëherë në vendin e ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arlen hasanaj durres tri arlen hasanaj durres tri

Sondazh

Poll