Aktualitet

Vendosi tritol në banesën e Dukës, policia: Vihet në pranga i dyshuari (DETAJET)

26 Janar 2022, 08:45 Nga DOSJA
Vendosi tritol në banesën e Dukës, policia: Vihet në pranga

DURRËS– Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e Arlen Hasanajn, të dyshuarin për vendosjen e sasisë së tritolit në banesën e kreut të FSHF-së, Armand Duka. Në njoftimin e bërë publik ditën e sotme, policia thotë se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Arlen Hasanaj 34 vjeç, i cili akuzohet për dy vepra penale.

34-vjeçari do të akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Vihet në pranga autori i dyshuar i vendosjes së tritolit në portën e jashtme të banesës së shtetasit A. D.Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe të Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, u bë arrestimi  në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, i shtetasit A. H., 34 vjeç, banues në lagjen nr.4, Durrës. Arestimi i këtij shtetasi u bë pasi, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se është autori i vendosjes së tritolit në portën e jashtme të banesës së shtetasit A. D., ngjarje e ndodhur në datën 24.01.2022.Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e provave të tjera ligjore.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ç’ka ndodhur mes Veliajt e Dukës?

Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë nisur një luftë të vërtetë mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe Armand Dukës, kandidat për të fituar mandatin e 6-të në postin e kreut të FSHF-së. Me një “sulm” të koordinuar kandidatëve dhe antarëve të Shoqatës Tirana i është bërë shantazh për t’u tërhequr, veprime që anëtarët e shoqatës nëpërmjet një letre kanë njoftuar FIFA-n dhe UEFA-n. Fill pas kësaj, Veliaj postoi një foto me kryetarin aktual të Shoqatës “Tirana”, Sulejman Mema, duke e damkosur kështu edhe publikisht si një njëri që ishte larg Dukës e që mbështeste hapur socialistin. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për Dukën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërsa FSHF ka publikuar një material audio, ku dëgjohet zëri i kryebashkiakut Veliaj, që kërkon mbështetjen në bllok të kandidatit Eduard Prodani, ndërkohë që nuk mund të numërohen herët që kryebashkiaku lëshon gojën në mënyrë të rëndomtë e vulgare, duke përmendur organet gjenitale. Po atë ditë kur doli në dritë audio, në banesën e Dukës në Durrës u vendos sasia e tritolit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arlen hasanaj tritol ne shtepine e armand dukes arlen hasanaj tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll