Politike

Ç’nuk la pa thënë në AUDIO+18! Veliaj: Jo ndonjë skandal i madh, fjalor çunash

25 Janar 2022, 13:31 Nga DOSJA
Ç’nuk la pa thënë në AUDIO+18! Veliaj: Jo

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk e quan skandal të madh audion e cila u bë publike ditën e djeshme nga Federata Shqiptare e Futbollit. Veliaj tha se asnjeri nuk është perfekt e se e folura e tillë është kur je mes grup çunash. Ai kërkon ndjesë për këdo që është ndjerë i ofenduar.

‘Asnjë njeri nuk është perfekt. E folura në një grup tutash kur je i zhveshur me tuta në dhomë zhveshjesh dhe kur je në fushë futbolli nuk është skandal i madh. Kush është ndjerë i ofenduar dhe s’ka idenë se si bëhet muhabet çunash kërkoj ndjesë. Të gjitha argumentet qëndrojnë. Ai është i vetmi ishull që nuk kontrollohet nga askush. Ju si media keni AMA-n. Unë kam bërë beteja të tjera plot, kam bërë edhe betejë për votën e emigrantëve. Nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur dhe të drejtë. Qytetarët duhet të ndihen keq që një fushë është pjesë e një paligjshmërie totale. Fëmijët janë pjesë e një bande të vendosur në Shijak.‘- tha Veliaj.

Skandali dhe audio-përgjimi

Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë nisur një luftë të vërtetë mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe Armand Dukës, kandidat për të fituar mandatin e 6-të në postin e kreut të FSHF-së. Me një “sulm” të koordinuar kandidatëve dhe antarëve të Shoqatës Tirana i është bërë shantazh apo ofertë në shuma të mëdha parash, për t’u tërhequr apo për të ndryshuar zgjedhjen e tyre, veprime që anëtarët e shoqatës nëpërmjet një letre kanë njoftuar FIFA-n dhe UEFA-n duke i vënë në dispozicion edhe një material videopërgjim ku vërtetohet sipas tyre tentativa e korruptimit dhe oferta që i është bërë.

E fill pas kësaj, Veliaj postoi një foto me kryetarin aktual të Shoqatës “Tirana”, Sulejman Mema, duke e damkosur kështu edhe publikisht si një njëri që ishte larg Dukës e që mbështeste hapur socialistin. Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për Dukën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërsa FSHF ka publikuar një material audio, ku dëgjohet zëri i kryebashkiakut Veliaj, që kërkon mbështetjen në bllok të kandidatit Eduard Prodani, ndërkohë që nuk mund të numërohen herët që kryebashkiaku lëshon gojën në mënyrë të rëndomtë e vulgare, duke përmendur organet gjenitale.

LAJMIKRYESOR: Tritol Dukës/ Veliaj s’di armëpushim, padit FSHF. PS: S’duhet politizuar çështja

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike audio +18 e veliajt erion veliaj audio +18 e veliajt erion veliaj

Sondazh

Poll