Aktualitet

Lala: Bledar Muça ka video të ngjarjeve kriminale, më takoi me 3 makina të blinduara

25 Janar 2022, 22:29 Nga DOSJA
Lala: Bledar Muça ka video të ngjarjeve kriminale, më takoi me

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se shkak për eliminimin e Bledar Muçës, i cili u vra në Belgjikë, mund të jetë bërë edhe fakti që ai posedonte pamje të shumë ngjarjeve krimianel. E ftuar në “Opinion”, Lala tha se e ka takuar personalisht Muçën dhe ka folur me të të cilit i ka kërkuar pamjet e atentatit që iu bë Ardian Çapjas me snajper.

Gazetarja tha më tej se ai nuk kishte pranuar e se ato pamje janë në Britani të Madhe, në duart e kujt, nuk dihet.

“Ai ka video të ngjarjeve kriminale. I ruan dhe i dërgon në Britani të Madhe. Se kujt ia dërgon, nuk di ta them, këtë s’e di/ Më ka ardhur dhe më ka takuar me tre makina të blinduara, kishte vëzhguar të gjithë zonën përreth. Unë në atë kohë kërkoja të kisha patjetër pamjet e atentatit që iu bë me snajper Ardian Çapjas. Ata nuk pranuan, por më thanë, vetë Bledi më tha se i kishte pamjet dhe i kishte dërguar në Britani. Po, po, mund ta kenë eliminuar edhe për të mosmnxjerrë pamje të ngjarjeve kriminale,”- tha Lala. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bledar muca klodiana lala bledar muca klodiana lala

Sondazh

Poll