Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Partia Demokratike regjistrohet në KQZ (FOTO)

25 Janar 2022, 20:02 Nga DOSJA

TIRANË – Partia Demokratike do të marrë pjesë zyrtarisht në zgjedhjet lokale të 6 marsit 2022 që do të zhvillohen në 6 bashki të vendit (Durrës, Shkodër, Lushnje, Vorë, Dibër dhe Lushnje). Partia më e madhe opozitare ka dërguar dhe propozimet e saj për anëtarët e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve në KQZ.


Ditën e sotme dhe Lëvizja Socialiste për Integrim paraqiti propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet lokale.

Sipas shortit të djeshëm në KQZ, 3 anëtarë të KZAZ-ve do t’i ketë Partia Socialiste; 2 anëtarë Partia Demokratike dhe 1 anëtar LSI-ja. Në këtë mënyrë është bërë një ndarje e barabartë mes maxhorancës dhe opozitës, edhe pse kjo e fundit duket të jetë e përçarë.

Në zgjedhjet vendore të 6 marsit, në Bashkinë e Vorës, Partia Demokratike do të ketë në KZAZ-në me numër 26 edhe anëtarin e shtatë, pra në total tre anëtarë sa edhe mazhoranca socialiste. Kjo doli në shortin që u hodh dje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjatë shortit, rezultoi se Partia Demokratike do të zgjidhte anëtarin e shtatë në KZAZ-në me numër çift.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kqz kzaz partia demokratike zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars kqz kzaz partia demokratike zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll