Aktualitet

Artan Hoxha zbulon atentatin: Bledar Muça u shpëtoi plumbave para 5 muajsh

25 Janar 2022, 19:41 Nga DOSJA
Artan Hoxha zbulon atentatin: Bledar Muça u shpëtoi plumbave para 5

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se vetëm para pesë muajve, Bledar Muça, i cili u vra në Belgjikë, i ka shpëtuar një tjetër atentati. Në një lidhje me ‘Abc’, Hoxha tha se Muça ishte ndjekur me makinë nga atentatorët, por për një moment u kishte humbur nga sytë. Më pas, kur personat që donin ta vrisnin e kishin rigjetur makinën, brenda saj kishin parë një tjetër person.

“Muça u ka shpëtuar të paktën 5 atentateve, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Muça është qëlluar para banesës, s’ka pasur armë kur është vrarë. Ka pasur një tentativë tjetër për atentat para 5 muajsh, në atë rast atentatorët kishin ndjekur makinën, por u ishte larguar nga sytë dhe pasi kanë gjetur makinën në garazh kanë parë një person tjetër duke drejtuar makinën pra nuk ishte Bledar Muça, ata kanë marrë kokainën në makinë dhe janë larguar duke mos e vrarë personin. Në vendet e BE personazhë të tillë nuk lëvizin të armatosur. Informacioni i fundit për vendndodhjen e tij ishin Emiratet e Bashkuara. Qëndrojnë në këto vende se siguria ndaj tyre është më e madhe”, tha Hoxha.

Bledar Muça, 39-vjeçari shqiptar i njohur si krahu i djathtë i fisi Çapja në Elbasan u ekzekutuar me breshëri plumbash mbrëmjen e 22 janarit në Belgjikë. Dy persona e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke e lënë 39-vjeçarin të vdekur në vend. Sipas autoriteteve të Anverse, atentatorët rezulton të jenë larguar me makinë pas krimit që kanë kryer. Ai ishte me nënshtetësi britanike, por dispononte edhe një pasaportë bullgare, kështu që identifikimi i Muçës u bë përmes shenjave të gishtërinjve. Policia dhe Prokuroria belge kanë mundur të krijojnë një identikit të përafërt për njërin nga atentatorët e Bledar Muçës, mirëpo nuk është dhënë një informacion më i hollësishëm për të. Pista kryesore ku po hetohet ngjarja është e shkuara e errët e viktimës.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll