Aktualitet

Vrasja e Muçës, Hoxha: Goditën financat, ishte bankomati i Çapjave, u prenë krahët

25 Janar 2022, 20:05 Nga DOSJA
Vrasja e Muçës, Hoxha: Goditën financat, ishte bankomati i

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se personat që e kanë ekzekutuar Bledar Muçën në Belgjikë mund të jenë marokenë. Në një lidhje me Skype në “Abc”, Hoxha tha se Muça njihej edhe më nofkën ‘bankomati’ pasi ishte njeriu që i sillte të ardhurat fisit Çapja. Sipas Hoxhës, qëllimi i atentatorëve ka qenë të godisnin pikërisht njeriun kryesor që sillte të ardhurat për të përballuar dhe shpenzimet gjyqësore dhe për të mbajtur pjesën tjetër në aktivitet të organizatës dhe për të përballuar sulmet që i vinin ndaj kundërshtarëve.

“Dyshohet se autorët të jenë marokenë. Ideja është se vrasësit mund të mos kenë lidhje direkte por të jenë të kontaktuar për ta bërë këtë gjë. Veprimet hetimore janë ende në fazën fillestare. Bledar Muça njihej edhe me nofkën si bankomati, ishte i riu që prodhonte të ardhurat për klanin, që kishte njohjet. Ishte njeriu që sa herë hynte dhe dilte nga Shqipëria lëvizte me pasaportë britanike, ndërsa kur është vrarë i është gjetur pasaporta bullgare. Imagjino sa e vështirë është të gjurmosh personazhë të tillë. Muça është personazh shumë i rëndësishëm dhe kjo është goditje shumë e rëndë për grupin. Ai siguronte fitimet që vinin nga trafiku në Britani. I është dhënë goditje shumë e rëndë klanit. Sulmi ndaj Bledarit ka pasur qëllim të godasë njeriun kryesor që sillte të ardhurat për të përballuar dhe shpenzimet gjyqësore dhe për të mbajtur pjesën tjetër në aktivitet të organizatës dhe për të përballuar sulmet që i vinin ndaj kundërshtarëve. Familja e Bledar Muçës është në Dubai. Ai është larguar me Florenc Çapjan atje,”- tha Hoxha.

Bledar Muça, 39-vjeçari shqiptar i njohur si krahu i djathtë i fisi Çapja në Elbasan u ekzekutuar me breshëri plumbash mbrëmjen e 22 janarit në Belgjikë. Muça, u vra pak pas orës 23:00 në Baron Van Ertbornstraat në Anverse. Dy persona e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke e lënë 39-vjeçarin të vdekur në vend. Sipas autoriteteve të Anverse, atentatorët rezulton të jenë larguar me makinë pas krimit që kanë kryer. Ai ishte me nënshtetësi britanike, por dispononte edhe një pasaportë bullgare, kështu që identifikimi i Muçës u bë përmes shenjave të gishtërinjve. Policia dhe Prokuroria belge kanë mundur të krijojnë një identikit të përafërt për njërin nga atentatorët e Bledar Muçës, mirëpo nuk është dhënë një informacion më i hollësishëm për të. Pista kryesore ku po hetohet ngjarja është e shkuara e errët e viktimës.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bledar muca ekzekutohet bledar muca bledar muca ekzekutohet bledar muca

Sondazh

Poll