Politike

Meta me shefin e FA: Diskutuam situatën në Ukrainë, të koordinohemi me NATO-n

25 Janar 2022, 12:32 Nga DOSJA
Meta me shefin e FA: Diskutuam situatën në Ukrainë, të

TIRANë- Presidenti Ilir Meta është takuiar ditën e sotme me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Bajram Begaj për të diskutuar rreth konfliktit Rusi-Ukrainë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se në diskutim nënvizuan rëndësinë e koordinimit të menjëhershëm me NATO-n dhe marrjen e masave për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Postimi i Plotë:

Sot pata një takim pune mjaft të frytshëm me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Bajram Begaj. Diskutuam për situatën në dhe rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e agresionit rus ndaj këtij vendi mik, të pavarur dhe sovran, si edhe për implikimet që ky kërcënim, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, mund të ketë edhe për mbarë Europën dhe për rajonin tonë. Në këtë kontekst, nënvizova rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse.

LAJMI KRYESOR: Konflikti Ukrainë-Rusi, SHBA dhe BE thirrje Rusisë, i japin dy zgjidhje (ZHVILLIMET)

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bajram begaj ilir meta konflikti ukraine-rusi bajram begaj ilir meta konflikti ukraine-rusi

Sondazh

Poll