Sport

Prade për Juven: “Duhen më shumë se 70 milionë cash për Vlahovicin, pa ndërrim”

25 Janar 2022, 05:46 Nga DOSJA

ITALI – Juventusi e ka çmimin për Dushan Vlahovicit, duke e bërë marrëveshjen edhe më të ndërlikuar, drejtori sportiv Daniele Pradè ishte i hapur për bardhezinjtë, por më pas vendosi edhe kushtet:

“Vlerësimi është mbi 70 milionë, presidenti ynë (Commisso) na ka detyruar të mos pranojmë lojtarë në këmbim ose pagesa të shtyra”. Kushtet e vendosura nga drejtori sportiv i Fiorentinës e trembin Continassan: strategjia e Juventusit ishte të ofronte 35 milionë euro plus kartonin e Kulusevskit.

Menaxheri violë, në “Sportitalia”, ishte mjaft i qartë dhe madje i dërgoi një lloj ultimatumi pretendentëve për sulmuesin Vlahovic: “Ne morëm disa oferta të rëndësishme për të. Oferta që ishin shumë thelbësore, por nuk morëm kurrë përgjigje nga agjentët e tij. Nga ana jonë ka pasur gjithmonë një transparencë të madhe”.

Sulmuesi do të donte të kalonte te Juventusi: “Dyert tona janë të hapura për gjithçka. Nuk lë vend për interpretime të tjera. Edhe te Juventus? Jemi të hapur për gjithçka. Por agjentët duhet të na tregojnë qëllimet e tyre. I referohem deklaratave të Barones dje: te gjitha dyert tona janë të hapura.

Këtë e them sepse duam të kuptojmë se çfarë do ai dhe çfarë duan agjentët. Jemi të hapur gjithashtu të ulemi për rinovimin. Kemi oferta që të mund ta shesim në mënyrë të forte. E them këtë sepse një klub me një xhiro prej 75 milionë euro në vit dhe që ka një pasuri që vlen, nuk mund ta përballojë ta humbasë atë me një transfertë të lirë. Duhet të kuptojmë se çfarë kërkon.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport do të jetë fiorentina drejtori sportiv daniele pradè dushan vlahovicit fitorja e juvnetusit mbi 70 milionë do të jetë fiorentina drejtori sportiv daniele pradè dushan vlahovicit fitorja e juvnetusit mbi 70 milionë

Sondazh

Poll