Politike

Recitoi poezi në Korçë, Meta: S’e di pse shqetësohet shoqata ‘Ballkani i Hapur’

24 Janar 2022, 20:51 Nga DOSJA
Recitoi poezi në Korçë, Meta: S’e di pse shqetësohet

TIRANË – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ironizoi “Ballkanin e Hapur” duke e quajtur “shoqatë” dhe drejtuesit e saj si “djem kozmopolitë”. Në emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, kreu i shtetit tha se recitoi poezinë “Lumja ti moj Korçë Lule” para 4 ditësh në Korçë, i frymëzuar nga atdhedashuria dhe rëndësia historike e këtij qyteti për hapjen e shkollës së parë shqipe në 7 mars 1887.

“Djemte e shoqatës së Ballkanit të Hapur ndihen shumë të shqetësuar nga poezitë patriotike dhe mesazhet e tyre. Marrëdhëniet e mia me Edi Ramën, nga ana kushtetuese dhe institucionale, janë shumë korrekte. Nuk e di pse, djemtë e Shoqatës së ‘Ballkanit të Hapur’, shqetësohen për poezitë në gjuhë shqipe. Djemtë e shoqatës së Ballkanit të Hapur i shqetëson poezia per Shkollën e Parë Shqipe. Ata i ka shqetësuar mesazhi i poezisë, sepse ata janë çuna kozmopolit, për ata nuk ka rëndësi më as kombi dhe asgjë tjetër. Dhe po flas për shoqatën e ‘Ballkanit të Hapur'”, u shpreh Meta në “Quo Vadis”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll