Politike

VD-FSHF/ Konflikti Veliaj-Duka, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës në futboll

24 Janar 2022, 14:32 Nga DOSJA
VD-FSHF/ Konflikti Veliaj-Duka, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje

TIRANË – Presidenti i republikës Ilir Meta dënoi ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar teksa ditën e sotme u publikua nga Federata Shqiptare e Futbollit audiopërgjimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili ushtron presion ndaj anëtarëve të shoqatës së futbollit “Tirana” për të penguar zgjedhjen e Armand Dukës për herë të gjashtë si president i FSHF-së. Pasi kreu homazhe te shtatorja e Ismail Qemalit në kryeqytet, kreu i shtetit u shpreh për mediat se dënon çdo ndërhyrje të politikës në institucionin e futbollit në Shqipëri.


“Është për të ardhur keq që politizohet skajshëm edhe futbolli, nuk është hera e parë që kemi përpjekje të ethshme e brutale për të ndërhyrë në zgjedhje që duhet të jenë të qeta e transparentë të këtij institucioni. Edhe pse nuk merremi me futboll të gjithë e ndjekim atë në familjet shqiptare. Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin ndaj atyre që duhet të zgjedhin bazuar mbi programet e kandidatëve, dhe kurrësesi nën presion”, deklaroi Meta.

Ditët e fundit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është zotuar për të penguar zgjedhjen e Armand Dukës në krye të FSHF duke përgatitur dosjen e akuzave ndaj për korrupsion dhe pastrim parash gjatë 20 viteve në krye të institucionit të futbollit shqiptar. Kjo dosje do t’u dërgohet të gjitha organeve ligjzbatuese në vend dhe jashtë tij. Sot, FSHF publikoi një audio të mbledhjes së shoqatës së futbollit “Tirana” ku Veliaj ofendon dhe ushtron presion ndaj anëtarëve të saj për vendimet e marra në mbështetje të Dukës dhe interesave të tij. Ditën e sotme, kjo shoqatë do të kryejë zgjedhje të brendshme, ndërsa kryebashkiaku i Tiranës këmbëngul për të mos lejuar fitoren e Armand Dukës në zgjedhjet 2 marsit në Asamblenë e FSHF-së për postin e presidentit të kësaj federate.

Pas audiopërgjimit, kreu i shoqatës së futbollit “Tirana”, Sulejman Mema tha për Dosja.al se do ta padisë për shantazh. Vetë Veliaj tha më pas se biseda e me anëtarët e shoqatës së futbollit “Tirana” ishte një “bisedë çunash”.

LAJMI KRYESOR: 6 marsi, Meta: Unë s’garoj! Rama? E ka marrë malli, do të ballafaqohet me mua shpejt

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike sport armand duka erion veliaj fshf ilir meta armand duka erion veliaj fshf ilir meta

Sondazh

Poll