Sport

Në Itali e larguan,por në Angli zemra e Eriksen nuk përbën problem,lojtari firmos..

24 Janar 2022, 15:33 Nga DOSJA
Në Itali e larguan,por në Angli zemra e Eriksen nuk përbën

ANGLI– Christian Eriksen po afrohet gjithnjë e më shumë që të fillojë aktivitetin si futbollist. Kampioni danez, që pësoi një infarkt në fushë gjatë Euro 2020, iu nënshtrua vizitave mjekësore për të verifikuar aftësinë e tij sportive dhe për të mbyllur marrëveshjen me Brentford në Premier League. Fokusi do të jetë në gjendjen e zemrës pasi Eriksenit iu implantua një defibrilator kardiak nënlëkuror, gjë që e detyroi atë të zgjidhte kontratën me Interin.

Nëse në Itali Federcalcio nuk parashikon të drejtën sportive për futbollistët në këtë gjendje, Premier League jo vetëm që nuk kundërshtoi veton, por as nuk kërkoi që lojtari të kontrollohej nga mjeku duke u mjaftuar me vlerësimin dhe konstatimin që do të shkruhet nga kardiologu i zgjedhur nga Brentford.

Edhe pse në Angli nuk është e ndaluar të luash me defribrilator, Eriksen duket i destinuar të bëhet futbollisti i parë në historinë e Premier League-s që luan me defibrilator.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport brentford eriksen premier league brentford eriksen premier league

Sondazh

Poll