Sport

Inter gjen paratë, merr hua 415 milionë euro,klubi italian:Shpresojmë të gjenerojmë…

24 Janar 2022, 14:22 Nga DOSJA
Inter gjen paratë, merr hua 415 milionë euro,klubi

MILANO-Inter ka marrë një kredi të re prej 415 milion eurosh (jo 425 siç ishte deklaruar disa ditë më parë), që skadon në vitin 2027. Ka qenë vetë klubi zikaltër që ka zyrtarizuar lajmin përmes një njoftimi. “Interi njofton se ka marrë një kredi prej 415 milion eurosh për të financuar arkat e klubit dhe për të paguar komisionet dhe shpenzimet e lidhura me huatë e mëparshme.

Kemi një situatë financiare solide dhe me perspektivë rritjeje nga aktivitetet sponsorizuese dhe pavarësisht pandemisë, të ardhurat tona kanë qenë relativisht të mira.Interi është skuadra italiane që ndiqet më shumë në stadium dhe një nga tre klubet që ka më shumë audiencë televizive, duke përfituar një shumë të mirë nga e drejta televizive.

Nga sponsorizimet në fanellë,  ne kemi zgjeruar partneritetin ekzistues me partnerin tonë të teknologjisë, Lenovo, si sponsori ynë në pjesën e pasme të fanellës dhe kemi njoftuar partneritete të reja me Socios.com dhe Zytara Labs dhe presim të marrim rreth 119 milionë euro në total deri në vitin 2025”. Ishte postimi i klubit zikaltër.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter serie a suning inter serie a suning

Sondazh

Poll