Aktualitet

Dëborë e dendur në qarkun e Dibrës, bllokohen disa fshatra, mungesë uji

24 Janar 2022, 18:29 Nga DOSJA
Dëborë e dendur në qarkun e Dibrës, bllokohen disa fshatra,

DIBËR – I ftohti polar ka shkaktuar vështirësi lidhur me qarkullimin e makinave, furnizimin me ujin e pijshëm në qarkun e Dibrës. Fshatrat Krastë, Ostren, Trebisht dhe Tërnova e Madhe pjesë të bashkisë së Bulqizës janë bllokuar për shkak të sasisë së madhe të dëborës që ka rënë në ditët e fundit.

Edhe në bashkinë e Dibrës ka fshatra të bllokuar për shkak të borës. Lura, Kalaja e Dodës dhe Selishta janë izoluar për shkak të intensitetit të madh të dëborës.

Lëvizja në rrugët e kalueshme mund të kryhet vetëm me zinxhirë ose goma dimërore si pasojë e akullit dhe ngricave në asfalt.

Për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, shumë banorë në Peshkopi dhe Bulqizë kanë mungesë të ujit për shkak të ngrirjes së tubacioneve. Deri tani, në qarkun e Dibrës nuk raportohen probleme me energjinë elektrike.

LAJMI KRYESOR: ACAR në Shqipëri / Ngrijnë tubat e ujit në Dibër, qindra banorë të izoluar në Kukës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi stuhia elpis ne shqiperi moti i keq ne shqiperi stuhia elpis ne shqiperi

Sondazh

Poll