Aktualitet

Flet vëllai i Hilës që vrau ish-gruan: I kam folur, ndjesë familjes

24 Janar 2022, 16:26 Nga DOSJA
Flet vëllai i Hilës që vrau ish-gruan: I kam folur, ndjesë

TIRANË– Vëllai i Niko Hilës, 50-vjeçarit që ekzekutoi ish-gruan e tij, Xhuliana Topalli ka flur në lidhje me ngjarjen e rëndë. Në një prononcim për emisionin “Me zemër të hapur”, Hila tha se i vëllai kishte muaj që kishte nisur një lidhje tjetër, por me ish-partneren konfliktohej vazhdimisht. Ai ka rrëfyer gjithashtu edhe problemet e të vëllait me alkoolin, ndërsa ka shtuar se familjes së Topallit do t’i kërkojnë falje.

“Im vëlla më ka marrë dhe më ka thënë se vrava Xhulianën dhe do vras edhe veten. Unë e kam ditur se ai e kishte shkëputur atë marrëdhënie, pasi ai ka një bashkëjetuese tjetër prej 8 muajsh, ata vet janë lidhur vet janë ndarë, ne na vjen keq çfarë ka ndodhur dhe i kërkojmë shumë falje familjes. Ata shpesh ndaheshin dhe bashkoheshin, madje ata nuk tregonin asgjë vetëm ata të dy e dinë çfarë kanë pasur. Ata kanë një vit që janë ndarë, ai pinte alkool, kishte probleme me alkoolin. Nuk e di pse pinte, unë i kam folur dhe aq sa kam pasur mundësi i kam folur, por s’më ka dëgjuar. Nuk e dija që ai kishte armë se ta dija nuk e lejoja, ai pengesë për vajzën nuk ka pasur sepse e merrte sa herë donte, nëse ata do ma lejojnë mbesën unë do ta dua do ta marrë ajo mbetet mbesa ime. Ne falje do t’i kërkojmë dhe prindërve të së ndjerës, e dinë se prej nesh nuk i ka ardhur asgjë, çdo gjë ka ndodhur mes çiftit,”- deklaroi vëllai i Niko Hilës.

Niko Hila, 50 vjeç është pas hekurave. Ai ka ekzekutuar me breshëri kallashnikovi ish-partneren e tij, Xhuliana Topalli, 40 vjeçe dhe më pas ka tentuar të vrasë veten. Krimi i rëndë ka ndodhur pasditen e 9 janarit në fshatin Nënfshat të Vaut të Dejës në sy të vajzës së mitur të çiftit, vetëm 4 vjeçe e babait të Topallit që është i paralizuar. Shkak për këtë krim dyshohet se janë bërë konfliktet për kujdestarinë e vajzës pas ndarjes së çiftit.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan me kallashnikov niko hila xhuliana topalli burri vret gruan me kallashnikov niko hila xhuliana topalli

Sondazh

Poll