Aktualitet

Nano në Vlorë: Kanabisi, sfidë personale e imja, s’toleroj asnjë polic të implikuar

24 Janar 2022, 14:54 Nga DOSJA
Nano në Vlorë: Kanabisi, sfidë personale e imja, s’toleroj

VLORË – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano deklaroi se lufta ndaj kultivimit të kanabisit do të zgjerohet nëpërmjet aplikimit të teknologjisë. Pas mbylljes së analizës vjetore të punës së policisë në Drejtorinë Vendore të Vlorës, Nano tha se po vijojnë hetime për çështje me rëndësi dhe në të ardhmen do të ketë rezultate.

Për sa i përket kultivimit të kanabisit, kreu i Policisë së Shtetit tha se është zotim i tij personal lufra ndaj këtij fenomeni si dhe premtoi se nuk do të tolerojë asnjë punonjës të policisë që implikohet në kultivimin dhe trafikun e kanabisit.


“Dy nga prioritetet që diskutuam në Vlorë ishte parandalimi i ngjarjeve të rënda kriminale e zbulimi i tyre si dhe reduktimi i numrit të kultivimit të kanabasit. Këta janë dy pika të forta që do të qëndrojnë në çdo drejtori vendore të policisë, ku do zhvillojmë analiza.

Policia e Shtetit ka në dorë hetime që po kryhen me një progres në vazhdim. Nuk dua të jap asnjë përgjigje në këto momente se janë në hetim, por janë hetime premtuese që presim rezultat pozitiv në një kohë të caktuar.

Kanabisin e kam marrë si sfidë personale dhe nuk do të toleroj asnjë punonjës të policisë që me veprimet dhe mos veprimet do të implikohet në këtël lloj procesi. Bashkëpunimi është në nivelin maksimal. Kemi kërkuar dhe bashkëpunimin e Prokurorisë së Vlorës dhe Sarandës lidhur me këtë figurë krimi. Do të jetë një vit ndryshe për kultivimin e kanabisit.

I dini problematika për krimet e rënda në Vlorë, nuk është zhvilluar sot, ka qenë dhe më para. Siç e shikoni dhe ju sot në sallën e re operative të DP Vlorë, nuk është qasje vetëm e burimeve njerëzore që ka apo bashkëpunimi, por është qasje me teknologjinë lidhur me kontrollin e territorit. Së shpejti do të kemi të reja në këtë aspekt. Jam i bindur dhe agjencitë e tjera europiane, për sa i përket shtrirjes së teknologjisë së fundit në terren.Për këto, do të kemi komunikime të tjera. Do të kemi vlerësim tjetër.

Personat e zhdukur? Do të kemi informacione të reja, janë nën hetim”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano drejtori i policise gledis nano drejtori i policise

Sondazh

Poll