Aktualitet

Lexohet pretenca! Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 12 vite burg për Bledi Tetën

24 Janar 2022, 14:30 Nga DOSJA
Lexohet pretenca! Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 12 vite burg

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 12 vite burgim të Bledar Tetës, i cili u arrestua pas vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko në Tiranë, në gusht të vitit 2019.

Teta akuzohet për veprën penale të “Vrasjes së kryer paramendim“ në bashkëpunim në kuadër të “Grupit të Strukturuar kriminal”. Në seancën e zhvilluar sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme, prokurori i çështjes renditi provat për implikimin e Tetës në vrasjen e Santiago Malkos dhe lexoi pretencën. 

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMë X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. 

Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bledi teta santiago malko bledi teta santiago malko

Sondazh

Poll