Aktualitet

Tjetër njoftim i Ambasadës Gjermane: Shërbimi për vizat mbyllet deri në 28 janar

24 Janar 2022, 16:45 Nga DOSJA
Tjetër njoftim i Ambasadës Gjermane: Shërbimi për vizat

TIRANË – Ambasada Gjermane në Shqipëri konfirmon se sektori i vizave në këtë institucion do të qëndrojë mbyllur deri në datën 28 janar. Fillimisht, selia përfaqësuese diplomatike e Gjermanisë në vendin tonë komunikoi se zyra për pajisjen e qytetarëve me viza gjermane do të qëndronte e mbyllur vetëm ditën e sotme, ndërsa sot është komunikuar vendimi i ri.

Në vazhdim të njoftimit, ambasada gjermane thekson se takimet për qytetarët që kanë aplikuar për vizë gjermane do të zëvendësohen në muajt shkurt dhe mars. Dorëzimi i pasaportave do të vazhdojë të martën pasdite dhe të premten paradite. Lidhur me legalizimet e vizave, ambasada gjermane në Tiranë saktëson se ato nuk do të kryhen ditën e mërkurë.

 

NJOFTIMI I AMBASADËS GJERMANE NË TIRANË:

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ambasada gjermane ne shqiperi ambasada gjermane ne shqiperi

Sondazh

Poll