Aktualitet

Publikohet vendimi: 3 ditë pushim për një nga prindërit me fëmijë të mitur

24 Janar 2022, 16:40 Nga DOSJA
Publikohet vendimi: 3 ditë pushim për një nga prindërit me

TIRANË– Është publikuar vendimi i qeverisë që i jep të drejtë një prej prindërve që ka fëmijë të mitur që të qëndrojë tre ditë pushim. Në Vendimin e Këshillit të Ministrave bëhet me dije se këtë ‘leje’ do ta marri nata prindër që kanë të paktën një fëmijë të mitur. Kjo pasi nxënësit e shkollave 9-vjeçare e të mesme si dhe çerdhet do të jenë pushim në datat 24, 25 dhe 26 janar për shkak të motit të ftohtë. Edhe prindërit që punojnë në administratën shtetërore, nëse e kanë mundësinë, mund të punojnë nga shtëpia me urdhër të eprorit të tyre. Qeveria shqiptare i bën thirrje dhe kompanive private që ta zbatojnë këtë vendim.

VENDIM PËR CAKTIMIN E DATAVE 24, 25 DHE 26 JANAR 2022 DITË PUSHIMI PËR PRINDIN KUJDESTAR TË FËMIJËVE TË MITUR.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Caktimin e datave 24, 25 dhe 26 janar 2022 ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin bazë, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror e vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore. Nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, gjatë kësaj periudhe, për aq sa është e mundur, përjashtimisht, me kërkesë të eprorit të drejtpërdrejtë ose titullarit të institucionit, mund të kryejnë detyrat më të domosdoshme funksionale të cilat përmbushen në kushtet e banesës, nëpërmjet telepunës.

Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe të institucioneve arsimore, si pasojë e motit të ftohtë të këtyre ditëve, jo të zakonshëm në vend, dhe përshkallëzimit të përhapjes së infeksionit nga COVID-19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi, duke garantuar funksionalitetin e domosdoshëm të çdo institucioni.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll