Politike

AUDIO +18/ Veliaj i numëron mandatet Dukës, “harron” Ramën: Dele jemi ne?

24 Janar 2022, 12:14 Nga DOSJA
AUDIO +18/ Veliaj i numëron mandatet Dukës, “harron”

TIRANË– Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një audio të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku edhe vërtetohet presioni që bën për të ndaluar kandidimin e Armando Dukës për postin e kreut të FSHF-së. Në audion e siguruar nga Dosja.al, Veliaj ka përmendur se Duka po kandidon për mandatin e tij të gjashtë në krye të Federatës, duke e krahasuar edhe me diktatorin Enver Hoxha.


“Enver Hoxha ndejti gjatë por mandati i gjashtë, Saliu dy mandate dhe një President, tre, Fatos Nano dy mandate, pesë, ky gjashtë. Seriozisht?? I bie që ne jemi dele. I bie që ne gënjehemi me 250 mijë lekë, domethënë ndonjë për 2 milionë, por një prej nesh me 250 mijë lekë. Po pse, po pse?,”-dëgjohet në audio.

Megjithatë teksa mbledh të gjithë “kokat” që ka pasur vendi, harron (ndoshta nga nxitimi, se duam të mendojmë diçka tjetër) shefin e tij, kryeministrin Edi Rama. Jo më larg se në prill, kryesocialisti garoi për një mandat të tretë në krye të vendit, duke shënuar histori në politikën e Shqipërisë si personi i parë që zgjidhet tre herë kryeministër. Sipas logjikës së Veliaj, i bie që jemi dele. Për të mos përmendur “vetëvendimin” e Ramës për të drejtuar vendin deri në 2030, po atëherë sipas Veliajt, ç’i bie të jemi?

LAJMI KRYESOR: ‘Lufta’ zhvendoset në Prokurori / Erion Veliaj e kallëzon, Duka i nxjerr AUDION +18

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion erion

Sondazh

Poll