Aktualitet

Sot 103 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit, babai i Pavarësisë dhe Kryeministri i parë

24 Janar 2022, 11:10 Nga DOSJA
Sot 103 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit, babai i Pavarësisë dhe

VLORË – Sot janë bërë 103 vjet që kur ka vdekur Kryeministri i parë shqiptar, Ismail Qemali, njeriu që më 1912 shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës. Ai vdiq në rrethana misterioze më 24 janar në Peruxhia të Italisë, ku edhe është varrosur. Nuk ka të dhëna të sakta, por mendohet se Ismail Qemali është helmuar.

Më 28 nëntor të vitit 1912, Shqipëria shpalli pavarësinë dhe Ismail Qemali ishte kryeministër i parë i Shqipërisë. Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi Qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë, si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikëqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 103-vjetori i vdekjes se ismail qemalit ismail qemali 103-vjetori i vdekjes se ismail qemalit ismail qemali

Sondazh

Poll