Politike

Berisha nxjerr fjalën e avokatit në Mirditë:Me gjumashin në krye jemi miq me Serbinë

23 Janar 2022, 20:26 Nga DOSJA
Berisha nxjerr fjalën e avokatit në Mirditë:Me gjumashin në

MIRDITË – Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi fjalimin e djeshëm në Mirditë me demokratët e kësaj të avokatit Ndre Molla. Në një postim në Facebook, ish-kreu i Partisë Demokratike i konsideron fjalët e Mollës si “Thirrje Zemre”.

Avokati nga Rrësheni u shpreh dje në “Foltoren” e Mirditës se entuziazmi i sjellë nga Berisha mungonte prej 8 vitesh në sallën ku ishin mbledhur dje demokratët. Ndre Molla sulmoi kryetarin aktual të Partisë Demokratike Lulzim Bashën, të cilin e konsideroi gjumash, opozita e të cilit ka lejuar që Shqipëria të miqësohet me Serbinë dhe të armiqësohet me Kosovën. Ai bëri thirrje që të nisë lufta për heqjen e Lulzim Bashës nga funksioni i kryetarit të PD dhe më pas kryeministrin Edi Rama.

FJALA E NDRE MOLLËS:
Kur vini ju Sali Berisha në Mirditë, sheshi ‘Abat Doçi’ është plot. Dua të kujtoj një ngjarje që ka ndodhur më 1991. Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker, pranë Gjergjit tonë të madh tha se më në fund erdhi dita që populli shqiptar të zgjedhë vetë udhëheqësit e vet me votë të lirë.

Mbreti i zgjidhjes së këtyre problemeve është vota e lirë. Pse unë që këmbëngul që Lulzim Brava të vijë e të votohet qenkam antiamerikan? Ai që nuk pranon votën na qenkërka amerikan, ku ka ndodhur kjo? Kjo sallë është shumica e PD në Mirditë. Kjo është salla e shpirtit demokrat të Mirditës, që ka qenë dhe mbetet me këtë burrë, se ne nuk pranojmë lider që mësojnë fëmijët tanë me veset më të këqija të skuthërisë politike. Nëse ai është për të ardhmen, të vijë e të votohet këtu.

Iu them deputetëve të qarkut Lezhë që të vijnë dhe të votohen e nëse zgjidhen anëtarë të Kryesisë së PD, unë jap dorëheqjen, sepse ata nuk kanë mbështetje, sepse mbështetjen ne e kemi marrë që më 1991 dhe 1992. Ka tetë vite që kjo sallë nuk ka të tillë entuziazëm. Basha takohet me Ramën. Pasojat janë humbje, shkatërrim të PD-së, por falë Berishës , falë demokratëve të Mirditës e Shqipërisë, sallat mbushen plot.  Të gjithë mbështesin doktor Berishën dhe lëvizjen e re në Partinë Demokratike.

Kjo është lëvizje për interes kombëtar, se me gjumashin në krye jemi bërë miq me Serbinë dhe armik me Kosovën. Shqipëria është bërë sikur është një bashki, paralajmërohet se jemi një bashki, duke bërë që të kemi një gjykatë apeli për gjithë vendin. Të gjithë bashkë, edhe ata në Perëndim, të shporrim fillimisht pengesën dhe më pas Ramën.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne mirdite sali berisha berisha ne mirdite sali berisha

Sondazh

Poll