Bota

FT/ Abuzim seksual me 17-vjeçaren shqiptare, vandalizohet kisha ku shërbente prifti

22 Janar 2022, 21:42 Nga DOSJA
FT/ Abuzim seksual me 17-vjeçaren shqiptare, vandalizohet kisha ku

GREQI – Persona të panjohur kanë vandalizuar kishën “Agios Dimitrios” në zonën e Kato Patisias. Në hyrje dhe muret e saj janë hedhur bojë e kuqe dhe blu. Ky akt vjen pasi prifti i kësaj kishe është arrestuar pasi një vajzë 17-vjeçare shqiptare e ka denoncuar atë për abuzim seksual në periudhën 2019- maj 2020.

Opinioni publik grek është tronditur nga ngjarja e fundit, ku një minorene deklaroi se prifti i kishës në Kato Patisias ka abuzuar 7 herë seksualisht me të dhe i kërkone foto nudo për t’ia dërguar në telefon.

Prifti 37-vjeçar është arrestuar dhe rezulton se është baba i 3 fëmijëve.

Policia helene po heton më tej pasi dyshon se prifti mund të ketë abuzuar dhe me vajza të tjera.

Burimi: Pagenews.gr

LAJMI KRYESOR: Tronditëse! Prifti grek përdhunon të miturën shqiptare për 4 vite rresht (Detajet)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni greqi perdhunohet shqiptarja ne greqi greqi perdhunohet shqiptarja ne greqi

Sondazh

Poll