Bota

“Ofendoi” Erdoganin me një proverb, përfundon në burg gazetarja turke

22 Janar 2022, 20:46 Nga DOSJA
“Ofendoi” Erdoganin me një proverb, përfundon në burg

TURQI – Gazetarja turke Sedef Kabas u arrestua sot nga policia pasi akuzohet se ka ofenduar presidentin e vendit Rexhep Taip Erdogan në “Twitter”.

Avokati i Kabas konfirmoi lajmin e arrestimit të klientes së tij në rrjetet sociale. Gazetarja e njohur në Turqi përdori një fjalë të urtë pa përmendur emrin e Erdogan, por nënkuptimi i saj prekte kreun e shtetit turk.

“Kur bagëtia futet në Pallat, ai nuk bëhet mbret, por Pallati bëhet stallë”, shkruajti në “Twitter” Kabas.

Gjykata turke vendosi që gazetarja të qëndrojë në burg deri në përfundim të gjyqit ndaj saj. Ajo përdori një tjetër proverb gjatë seancës së parë duke thënë “një kokë me kurorë do të ishte më e zgjuar”.

“Po e kuptojmë që nuk është e vërtetë”, tha gazetarja duke hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë se ajo ka fyer Erdoganin.

Para arresimit të Kabas, Ministri i Drejtësisë në Turqi Abdulhamit Gul i dënoi fjalët e tij duke thënë se do të marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia.

Liria e shprehjes është kthyer në shqetësim të madh në Turqi gjatë viteve të fundit. Që pas tentativës së dështuar për grusht shteti në korrik 2016, shumë qytetarë, gazetarë dhe aktivistë turq janë dënuar me akuzën e ofendimit të presidentit Erdogan. Shumë prej tyre janë dënuar edhe nëse kanë përdorur fjalë të urta ose shprehje me nënkuptim pa etiketuar emrin e Rexhep Taip Erdoganit.

Burimi: News Wep

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota erdogan erdogan

Sondazh

Poll