Bota

U fye dje nga protestuesit, Abazoviç: Do t’u tregoj vendin atyre që nxisin urrejtje

22 Janar 2022, 16:27 Nga DOSJA
U fye dje nga protestuesit, Abazoviç: Do t’u tregoj vendin atyre

MALI I ZI – Zv/kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dënoi frymën e urrejtjes dhe përçarjes në shtetin ballkanas teksa vendi po kalon një krizë politike. Pasi dje u fye nga protestues serbë në Kolashin se ata nuk do të drejtohen nga një shqiptar, ministri i Brendshëm Abazoviç reagoi në Facebook duke thënë se do t’u tregojë vendin të gjithë atyre qytetarëve malazezë që nxirin urrejtjen dhe përçarjen. Ai shton se vendi duhet të udhëhiqet nga idetë politike, jo nga përkatësia etnike.

POSTIMI I DRITAN ABAZOVIçIT:

Të ecim në rrugën e pajtimit dhe të dalim nga matrica e së kaluarës 

Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç ka ngritur mocionin e shkarkimit të Abazoviç nga posti i zv/kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm pasi ky i fundit po tenton të krijojë një qeverisë të pakicës në Malin e Zi. Koalicioni “E zeza mbi të bardhë” (URA) lider i të cilit është Abazoviç, ka dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për votim mocionin ndaj qeverisë, ku edhe vetë është aleat. Kjo nismë është nënshkruar nga 31 deputetë. Partitë URA dhe CIVIS më 17 janar shpalosën propozimin e tyre për krijimin e një qeverie të pakicës si model për tejkalimin e krizës politike në Malin e Zi. Këto dy parti janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës, ku bëjnë pjesë edhe partia pro-serbe, Fronti Demokratik dhe Demokratët dhe kanë 41 ulëse nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi.

Dje Abazoviç u prit me fyerje dhe ofendime nga protestues në Kolashin. Ata e konsideruan politikanin shqiptar si tradhtar.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic proteste kunder abazovic trazira ne mal te zi dritan abazovic proteste kunder abazovic trazira ne mal te zi

Sondazh

Poll

Bota 22 Janar 2022, 14:01

DW: Situatë e rënduar pandemie në Kosovë

KOSOVË- Nga dita e shtunë (22.01) Kosova ashpërson masat kundër përhapjes së koronavirusit për shkak të rritjes së madhe të numrit të të infektuarve me Cov...