Bota

Mbështesin Donald Trump, universiteti në SHBA u heq doktoraturën Giulianit dhe Flynn

22 Janar 2022, 21:03 Nga DOSJA
Mbështesin Donald Trump, universiteti në SHBA u heq doktoraturën

SHBA – Universiteti i Rhode Island në SHBA ka vendosur të heqë titullin e doktoraturës në drejtësi për ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut Rudy Giuliani dhe ish-gjeneralit Michael Flynn. Vendimi i bordit drejtues të universitetit erdhi pasi të dy personat e sipërpërmendur kritikohen për faktin se ata mbështesin ish-presidentin amerikan Donald Trump si dhe kanë mbajtur qëndrime ekstreme pas sulmit në Kongresin Amerikan në 6 janar 2021.

Kryesia e Universitetit të Rhode Island shtron si motivacion për heqjen e doktoratuës së Xhulianit dhe Flin se ata “nuk përfaqësojnë më vlerat dhe standartet tona më të lartë, të cilat janë evidente në gradën e dhënë”.

Xhuliani ka shërbyer si avokat i Donald Trumpit gjatë kohës kur ky i fundit drejtoi Shtëpinë e Bardhë. Ai bëri thirrje për “gjyq me përleshje” në 6 janar 2021 në Kongresin Amerikan teksa mbështetës të Trump tentuan të futeshin me forcë në Capitol Hill për të penguar mandatimin e Joe Biden si president i SHBA-së. Për ngjarjen në fjalë, u vranë 7 persona, ndërsa janë dënuar 700 persona.

Komisioni hetimor po kryen investigime të shumta lidhur me personat kryesorë bashkëpunues të Donald Trump.

 

Burimi: The Guardian

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota donald trump michael flynn rudy giuliani sulmohet capitol hill donald trump michael flynn rudy giuliani sulmohet capitol hill

Sondazh

Poll